Bota

Shpërthim në Athinë! I vihet bombë zyrave të kompanisë hekurudhore

Paraprakisht dyshohet se bomba ishte vendosur në një çantë shpine, dhe ka shkaktuar dëme materiale në bizneset pranë, në një rreze prej rreth 20 metrash.

F.I
Shpërthim në Athinë! I vihet bombë zyrave të
PAMJE NGA VENDI I NGJARJES

GREQI-Një bombë ka shpërthyer pak pas orës 21:30 mbrëmjen e kaluar, jashtë ndërtesës së zyrave të Hellenic Train në bulevardin Syggrou të Athinës.

Sipas mediave greke, shpërthimit i ka paraprirë një telefonatë paralajmërimi, në orën 20:53, nga një person i panjohur tek portali Zougla dhe Gazeta e Redaktorëve, i cili ka dhënë një afat kohor prej 35-40 minutash.

Paraprakisht dyshohet se bomba ishte vendosur në një çantë shpine, dhe ka shkaktuar dëme materiale në bizneset pranë, në një rreze prej rreth 20 metrash. Janë thyer disa xhama të pallateve dhe të makinave të parkuara rreth godinës së Trenit Hellenic./ZËRI

Poll

MOS HUMB