Bota

Shpërbërësi i Jugosllavisë! Vdes ish-ministri francez që hoqi dënimin me vdekje

Ish-ministri i Drejtësisë në Francë Robert Badinter ishte kundër dënimit me vdekje. Ai argumentoi se të dënosh dikë me prerje koke është çmenduri, që duhet tejkaluar.

D.XH
Shpërbërësi i Jugosllavisë! Vdes ish-ministri francez
Robert Badinter

FRANCË- Robert Badinter, me profesion avokat, që arriti të bëhej ministër i Drejtësisë i Francës dhe që ishte personi që nisi punën legjislative, për të bërë të mundur shpërbërjen e Jugosllavisë, ka vdekur në moshën 95-vjeçare.

Badinter, që njihet edhe si “avokati i butë” në shtetin francez, qe nismëtar, për të ndaluar dënimin me vdekje në Francë, në një kohë që qytetarët ishin kundër. Ai kishte thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk ka qenë i vetmuar kaq shumë, sa kur nisi betejën për të hequr dënimin kapital.

Djali i një tregtari hebre leshi, i cili u deportua në një kamp nazist të vdekjes gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai kishte krijuar një reputacion si avokat për mbrojtjen - shpesh me sukses – në çështje famëkeqe, që bashkëmoshatarët e tij nuk guxonin t'i preknin.

'Pasion në profesion’

Karriera e tij mori një kthesë vendimtare në vitin 1972, pasi një prej klientëve të tij, Roger Bontems, iu pre koka për rolin e tij dytësor në vrasjen e një infermiereje dhe një rojeje gjatë një arratisjeje nga burgu. Badinter u nis nga ky rast, për të qenë një pasionant i mbrojtjes, për të hequr dënimin me vdekje. Pesë vjet më vonë ai ndihmoi të bindte një juri që të mos ekzekutonte Patrick Henry-n për vrasjen e një djali shtatë vjeçar, duke u bërë menjëherë një figurë e urrejtjes për shumë francezë, të cilët po kërkonin ‘kokën’ e Henrit.

Badinter e ktheu çështjen, duke thirrur ekspertë për të përshkruar me detaje të frikshme funksionimin e gijotinës. “Gijotina nuk është asgjë më pak se të marrësh një njeri të gjallë dhe ta presësh në dysh”, argumentoi ai. Në total, ai shpëtoi gjashtë burra nga ekzekutimi gjatë karrierës së tij, duke pasur kërcënime me vdekje në proces.

Ai lindi në Paris më 30 mars 1928 nga një tregtar hebre, që kishte emigruar në Francë nga Moldavia. Kur ishte vetëm 14 vjeç, babai i tij ishte mes një grupi hebrenjsh të grumbulluar nga Gestapo në qytetin juglindor të Lionit dhe u deportuan në kampin e përqendrimit Sobibor në Poloninë e sotme, ku vdiq. Badinteri i ri zhvilloi një ndjenjë të mprehtë drejtësie që e çoi atë në mbrojtjen e një diplome juridiku në Francë, e ndjekur nga një Master nga Universiteti Columbia i Nju Jorkut, me fokus në çështjet etike./ZËRI/

Poll

MOS HUMB