Bota

Iraniani mban peng për 4 orë pasagjerët e trenit në Zvicër, vritet nga policia

Pasagjerët u mbajtën peng nga një 32-vjeçar iranian nën kërcënimin e sëpatës dhe thikës.

f.t
Iraniani mban peng për 4 orë pasagjerët e trenit në
pamje nga ngjarja

ZVICËR- Pasagjerët e një treni në Zvicër kanë përjetuar terror prej 4-orësh. Pasagjerët u mbajtën peng nga një 32-vjeçar iranian nën kërcënimin e sëpatës dhe thikës.

Sipas policisë, 32-vjeçari është qëlluar për vdekje nga policia. Sipas informacioneve, 32-vjeçari iranian kishte aplikuar për azil në Zvicër. Pamjet nga ngjarja brenda ambjentit të trenit u publikuan në rrjet nga vetë pasagjerët.

Situatat e pengjeve janë të rralla në Zvicër, megjithatë ato kanë ndodhur në të kaluarën në banka dhe biznese. Në janar të vitit 2022, punëtorët në një fabrikë të orëve u morën peng dhe u detyruan të hapnin një kasafortë që përmbante metale të çmuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB