
FRANCË-Presidenti Emmanuel Macron ka shkarkuar Ministren e Arsimit Amelie Oudteau-Castera, për shkak të komenteve përçmuese që bëri për shkollat shtetërore në Francë, duke shkaktuar kritika publike ndaj saj. Le monde shkruan se Macron shkarkoi nga detyra Amelie pas një sërë polemikash, në riorganizimin e dytë të qeverisë këtë vit, pas emërimit të Gabriel Attal si kryeministër në janar.
Amelie Oudteau-Castera do të zëvëndësohet nga ish-ministrja e Drejtësisë, Nicole Belloube. Udea-Castera u emërua një muaj më parë, por shkaktoi bujë me mënyrën se si ajo trajtoi polemikat për arsimin privat të fëmijëve të saj.
Qeveria e re e Macron ka 35 ministra, 18 gra dhe 17 burra. Megjithatë, shumica e ministrive me ndikim janë në duart e meshkujve./ZËRI