Bota

SHBA nuk gjen qetësi, 2 të vrarë dhe 8 të plagosur pas të shtënave me armë në një festë

Policia po kërkon të paktën dy të dyshuar, sipas CBS News.

E.K
SHBA nuk gjen qetësi, 2 të vrarë dhe 8 të plagosur pas
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHBA- Të paktën dy persona kanë vdekur këtë të dielë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një festë në një lagje të Memphis, Tenesi, SHBA.

“Gjatë hetimeve që pasuan, ne përcaktuam se ishin gjithsej 8 persona të prekur nga plumbat, dy prej të cilave kishin vdekur në vendngjarje”, tha policia e Memphis në një postim në Platformën X.

Një nga të plagosurit mbetet në gjendje kritike, sipas policisë.

“Kishte një festë pa leje”, tha policia.

Në këtë pikë ishin mbledhur rreth 200-300 veta. Policia po kërkon të paktën dy të dyshuar, sipas CBS News.

“Ne besojmë se janë të paktën dy persona që kanë qëlluar me armë zjarri gjatë incidentit”, tha shefi i përkohshëm i policisë së Memphisit, Sherelyn Davis për CBS News./ZËRI

Poll

MOS HUMB