Bota

U abuzua seksualisht me të? Del ekspertiza, ja pse vdiq foshnja 1 vjeç në Greqi

Raportohet se në trupin e vajzës nuk është gjetur asnjë shenjë abuzimi, ndërsa dyshohet se ajo është mbytur me qumësht.

E.K

U abuzua seksualisht me të? Del ekspertiza, ja pse vdiq foshnja 1

GREQI- Del ekspertiza mjeko-ligjore në lidhje me vdekjen e dyshimtë të vajzës 1-vjeçare në Greqi. Raportohet se në trupin e vajzës nuk është gjetur asnjë shenjë abuzimi, ndërsa dyshohet se ajo është mbytur me qumësht. Prindërit megjithatë do të arrestohen për moskujdes. Foshnja është dërguar e pajetë mbrëmë në spital. Sipas informacioneve, nëna 24-vjeçare e fëmijës, e cila është rome, ka gjetur vajzës pa shenja jete rreth orës 19:45 të mrëmjes së djeshme.

Më pas ajo kërkoi ndihmë. Banorët e pallatit kanë shkuar në banesë për të ndihmuar. Rreth orës 20:15 nëna e fëmijës ka lajmëruar ambulancën dhe në të njëjtën kohë një tjetër qiramarrës ka kërkuar ndihmën e parë. Në orën 20:25 mbërritën ekipet e shpëtimit të EKAV-it, të cilët konstatuan se foshnja kishte vdekur.

Sipas informacioneve fillestare, mjekët kanë vërejtur se foshnja kishte të mavijosur dhe gërvishtje në pjesë të ndryshme të trupit. Menjëherë kanë njoftuar policinë, ku gjatë këqyrjes së trupit kanë konfirmuar edhe atë që kanë raportuar mjekët. Është folur edhe për shenja abuzimi seksual, por një gjë e tillë nuk ka dalë nga raporti i mjekësisë ligjore.

Të dy, nëna e foshnjës, e cila është shtatzënë, dhe babai u arrestuan dhe u dërguan. Aty thanë se fëmija është mbytur nga qumështi ndërsa nëna po e ushqente. Ata raportuan gjithashtu pranë autoriteteve se lëndimet e pësuar nga foshnja kanë ardhur ose nga goditjet e marra nga vëllai i saj dy vjeçar, ose nga disa aksidente./ZËRI

Poll

MOS HUMB