Bota

SHBA gati për ndryshime, kanabisi do riklasifikohet si drogë më pak të rrezikshme

Diskutimi nisi pasi Presidenti Joe Biden bëri thirrje për një rishikim të ligjit federal të marihuanës në tetor 2022, duke falur më pas mijëra amerikanë që ishin kapur për posedim të kësaj llloj droge.

k.m.
SHBA gati për ndryshime, kanabisi do riklasifikohet si drogë më
Foto ilustruese

SHBA- Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka rekomanduar që kanabisi të riklasifikohet si një drogë më pak e rrezikshme, një vendim që mund të ndihmojë industrinë në rritje të marijuhanës legale. Propozimi, i cili ende duhet të shqyrtohet nga Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë, do të njihte përdorimet mjekësore të kanabisit dhe do të pranonte se kjo lloj droge ka më pak potencial për abuzim sesa të tjerat.

Diskutimi nisi pasi Presidenti Joe Biden bëri thirrje për një rishikim të ligjit federal të marihuanës në tetor 2022, duke falur më pas mijëra amerikanë që ishin kapur për posedim të kësaj llloj droge.

Ky njoftim mund të ndihmojë Biden të rrisë mbështetjen në zgjedhjet e ardhshme, veçanërisht mes votuesëve të rinj. Kjo edhe sepse një sondazh i kryer nga "Gallup" vjeshtën e kaluar zbuloi se 70% e të rriturve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin legalizimin, duke shënuar nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Psh. në vitin 2000, kjo shifër ishte vetëm 30%. Megjithatë, Associated Press kërkoi edhe një mendim nga agjensia, por DEA nuk iu përgjigj kërkesave të përsëritura për koment./ZËRI

Poll

MOS HUMB