
KAZAKISTAN- Dalin pamjet nga momentet e fundit të jetës së gruas së ish-ministrit në Kazakistan. Pamjet tronditëse tregojnë 31-vjeçaren Saltanat Nukenova duke u rrahur brutalisht nga 43-vjeçari Kyaduk Bishibayev, i cili shërbeu si ministër i Financave nga maji deri në dhjetor të vitit 2016.
Sipas Daily Mail, gjyqi i Bishibayev është gjyqi i parë i vrasjes në vend që transmetohet në rrjet, pasi vdekja tragjike e 31-vjeçares me profesion astrologe shkaktoi një reagim zinxhir në ish-republikën sovjetike, ku mijëra njerëz që nënshkruan peticionet për të ashpërsuar krimin e dhunës në familje. Bishibayev, i cili përballet me 20 vjet burg, fillimisht kishte pohuar në gjykatë se gruaja e tij ndërroi jetë pasi u vetëvra, por kamerat e një restoranti kanë zbuluar gjithçka.
Të mërkurën e kaluar, Bishibayev më në fund pranoi në gjykatë se kishte abuzuar me të, duke pretenduar se nuk kishte ndërmend ta vriste. Por shtoi se 31-vjeçarja kishte goditur aksidentalisht kokën në mur. Por videoja tregon se nuk është aq aksidentale, pasi Bishibayev shihet duke goditur gruan e tij zvarrë, duke e tërhequr për flokësh dhe më pas duke e goditur me shkelma. Teksa ajo përpiqet të ngrihet, ai e kap atë nga qafa dhe e godet fort në nofull dhe më pas e tërheq sërish zvarrë jashtë rrezes së kamerës.
Në një moment gruaja u përpoq të mbrohej duke vrapuar në tualet, por Bishibayev thyen derën, e nxjerr jashtë dhe vazhdoi ta rrahë.
Saltanat Nukenova, e cila punonte si astrologe, u gjet e vdekur të nesërmen në mëngjes në një nga dhomat VIP të restorantit. Më e tmerrshmja është fakti që pasi vrau gruan e tij, Bishibayev thuhet se u ul i qetë për të shijuar vaktin e tij në vend që të thërriste një ambulancë./ZËRI