
SHKUP- Serbia deklaroi se kërkoi ekstradimin nga Maqedonia të ish-ushtarit të UÇK së Kosovës, Blerim Ramadani, i cili u arrestua një javë më parë në pikën kufitare të Jazhincës.
Ministri i brendshëm serb Ivica Daçiç, tha se kjo varet nga organet e brendshme të Maqedonisë së Veriut. Sot ai zhvilloi një takim në Tabanocë me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut Pançe Toshkovski, ku tha se Serbia ka një listë për flet-arreste ndërkombëtare ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët dyshohen për krime lufte në Kosovë në vitet 97-99.
“Ne kemi listën e shumë njerëzve që kanë marrë pjesë në krime gjatë kohës së luftë dhe kemi lëshuar flet-arreste. Përmes tyre, disa prej tyre janë arrestuar. Ne presim që të ekstradohet Blerim Ramadani, por kjo është çështje e brendshme e Maqedonisë së Veriut”, tha Daçic.
Me kërkesë të Prokurorisë për krim të organizuar, ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani i është çaktuar masa e paraburgimit ekstradues 30 ditor.
Ai u arrestua më 17 Korrik 2024 në kufiri midis Kosovës dhe Maqedonisë dhe menjëherë u transferua në burgun e Shutkës në Shkup. /ZËRI/