Bota

“Joe, je pushuar nga puna”, Donald Trump ironizon fjalimin e Biden

Më pas LaCivita teksa ka publikuar foton, kujton thënien e Trumpit: “Joe, je pushuar nga puna!”

I.F
“Joe, je pushuar nga puna”, Donald Trump ironizon fjalimin e Biden
Donald Trump duke ndjekur fjalimin e Joe Biden

UASHINGTON- Donald Trump nuk i ndal “sulmet” dhe ironitë ndaj presidentit të SHBA-ve Joe Biden.

Sipas disa fotografive të postuara, Trump ka ndjekur fjalimin e Joe Biden nga avioni i tij personal, ndërsa ka ironizuar presidentin amerikan.

Në foton e parë, të realizuar nga fotografi i New York Times, Doug Mills, ish-presidenti shikon në një ekran televizori me vëmendje, ndërsa Joe Biden flet nga Zyra Ovale.

Ndërsa në foton e dytë, këshilltari i tij Chris LaCivita ka publikuar foton e Trump, i cili ka kthyer shpinën nga Biden, në dukje i pa interesuar për të dëgjuar për atë që ka për të thënë.

Më pas LaCivita teksa ka publikuar foton, kujton thënien e Trumpit: “Joe, je pushuar nga puna!” /ZËRI/

Poll

MOS HUMB