Bota

Serbët firmosin peticionin kundër investimit të Jared Kushner në Beograd

Peticioni i kërkon qeverisë së Serbisë të respektojë ligjin, i cili thotë se ndërtesa mund të kthehet vetëm në funksionin e saj origjinal.

f.t
Serbët firmosin peticionin kundër investimit të Jared Kushner
PETICIONI

SERBI- Një grup opozitar në Serbi nisi një peticion të hënën kundër një projekti të zhvillimit të pasurive të paluajtshme që do të financohej nga firma e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner në vendin e ish-selisë së ushtrisë serbe të shkatërruar në një fushatë bombardimi të NATO-s në 1999.

Peticioni i kërkon qeverisë së Serbisë të respektojë ligjin, i cili thotë se ndërtesa mund të kthehet vetëm në funksionin e saj origjinal. Ai gjithashtu kërkon që Muzeu i Historisë Serbe të krijohet atje. Rreth 10,000 njerëz nënshkruan peticionin në më pak se 24 orë, rapotojnë mediat e huaja.

“Ndërtimi i një hoteli në vendin e kësaj godine është i paligjshëm dhe përfaqëson shkatërrimin e dinjitetit tonë”, tha lëvizja opozitare Kreni-Promeni (Lëviz-Ndrysho). 

Marrëveshja tentative midis ekipit 'Kushner' dhe qeverisë serbe do t'i jepte firmës së investimeve të Kushner një qira 99-vjeçare, pa pagesë, dhe të drejtën për të ndërtuar një hotel luksoz dhe kompleks apartamentesh dhe një muze në vendin ku ndodhej ish-selia qendrore e Ministrisë së Mbrojtjes Jugosllave në Beograd, e cila u bombardua nga NATO në 1999. Lajmi për propozimin provokoi kundërshtime të forta të hënën nga krerët e partive opozitare në Serbi gjatë një takimi të parlamentit.

Ndërkohë Kushner i ka paraqitur një kërkesë qeverisë shqiptare për ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit. Kryeministri Edi Rama publikisht është shprehur se e mbështet këtë investim dhe ka një kërkesë zyrtare për projektin./ZËRI

Poll

MOS HUMB