
BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka njoftuar se ka qenë i detyruar të anashkalojë debatin në Parlamentin Evropian për shkak të një problemi të vogël shëndetësor.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “X” (ish-Twitter).
“Fatkeqësisht, m’u desh të anashkaloja debatet në Parlamentin Evropian për shkak të një problemi të vogël shëndetësor pasi mjekët më këshilluan të shtyj ngjarjet publike për disa ditë. Mezi pres të rifilloj programin tim të plotë së shpejti”, ka shkruar Borrell.
Regrettably, I had to skip the debates at @Europarl_EN due to a minor health issue & doctors have advised me to postpone public events for a few days. I look forward to resuming my full schedule soon. Thanks @EU2024BE @JanezLenarcic @JuttaUrpilainen @KadriSimson for stepping in.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 28, 2024