
PARIS- Policia franceze sekuestroi 72 armë zjarri dhe më shumë se 3000 fishekë nga shtëpia e aktorit Alain Delon. Një poligon i vogël qitjeje u gjet gjithashtu në shtëpinë e aktorit, në Duša-Montcorbon, rreth 135 kilometra në jug të Parisit. Prokurorët thanë se Delon, 88 vjeç, nuk kishte leje për që mbante.
Kontrolli i shtëpisë së tij u urdhërua pasi një oficer i caktuar nga gjykata, i dërguar në shtëpinë e Delon, vuri re armët dhe menjëherë lajmëroi gjyqtarin.
Pas një karriere të gjatë dhe të stuhishme, Delon ka jetuar në izolim vitet e fundit. Paraqitja e tij e fundit publike ishte në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2019, kur ai mori Palmën e Artë. Në shtator të të njëjtit vit, ai mori pjesë në funeralin e mikut dhe kolegut të tij të madh Jean-Paul Belmond në Paris.
Por vitet e fundit, shëndeti i Delon ka ardhur duke u degraduar. Ai pësoi një goditje në tru në vitin 2019 dhe aktualisht vuan nga një sëmundje tjetër e rëndë, të cilën mediat franceze nuk e zbuluan. Prej javësh e muajsh mediat franceze i kushtojnë shumë vëmendje si gjendjes shëndetësore të Delonit, ashtu edhe mosmarrëveshjeve të tre fëmijëve të tij. Ata janë në luftë me njëri-tjetrin dhe nuk ngurrojnë të raportojnë në media çdo gjë që ndodh në familje, duke zbuluar një sërë ofendimesh, akuzash, procesesh dhe regjistrimesh sekrete./ZËRI