Bota

'Mary Poppins' tani e tutje mund të shihet vetëm me pëlqimin e prindërve

Është vendosur që çdo fëmijë 8 vjeç e poshtë që dëshiron të shohë filmin, duhet të marrë fillimisht "dritën jeshile" nga prindërit e tyre. 

k.m.
'Mary Poppins' tani e tutje mund të shihet vetëm me
Mary Poppins

BRITANI E MADHE- Një film klasik i Disney-t i vitit 1964, ku shfaqet dadoja Mary Poppins, e cila merr përsipër të zbusë dy fëmijë të prapë në Londrën e 1910-ës, tani nuk mund të shihet më pa praninë e prindërve. Sipas Deutsche Welle, 60 vjet pasi filmi u shfaq në kinema, Bordi Britanik i Klasifikimit të Filmit (British Board of Film Classification) mori vendimin për të hequr "U" (Universal) për t'u zëvendësuar me 'PG' (Parental Guidance). Pra kërkon "pëlqim prindëror" për t'u parë.

Ky vendim, sipas publikimit, është marrë është dalë në përfundimin se filmi përmban gjuhë përçarëse dhe raciste. Por çfarë ishte ajo që çoi në marrjen e këtij vendimi?

Është fjala "odentotes". Ky term i veçantë, i cili dëgjohet dy herë në film, konsiderohet si një sharje racore, pasi u përdor nga evropianët - kryesisht gjatë shekujve 18 dhe 19 - për fisin Koikoi të Afrikës Jugperëndimore, për të përshkruar dikë si barbar dhe të paqytetëruar. Në njërën prej dy skenave, Admirali Boom përballet me oxhakpastruesit në distancë, të cilët kanë fytyra të nxira nga hiri, e menjëherë nis të bërtasë: Po sulmohemi nga otentotët.

Kështu që është vendosur që çdo fëmijë 8 vjeç e poshtë që dëshiron të shohë filmin, duhet të marrë fillimisht "dritën jeshile" nga prindërit e tyre. 

Kjo çështje është pasqyruar shumë nga të gjitha mediat britanike. Emri Mary Poppins u bë i famshëm në botë kryesisht përmes filmit Disney dhe performancës ikonike të Julie Andrews në vitin 1964. Filmi u nominua për 13 çmime Oscar dhe fitoi 5, duke përfshirë aktoren më të mirë për Julie Andrews dhe këngën më të mirë./ZËRI

Poll

MOS HUMB