
AMSTERDAM- Denzel Silos, një reper holandez i njohur si Bigidagoe është qëlluar për vdekje gjatë një sulmi mes bandave në Amsterdam. 26-vjeçari u qëllua kur po tentonte të largohej me një automjet tip “Volkswagen Polo”. Ngjarja ndodhi mëngjesin e një dite më parë, pranë stacionit të Amsterdamit Sloterdijk. Reperi u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti që tu mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Silos, anëtar i grupit hip-hop Zone 6, ishte në një proces gjyqësor. Ai dhe shtatë të tjerë u akuzuan për rrëmbimin e reperit rival Kobus L në vitin 2020, duke e kërcënuar me armë dhe se do t'i prisnin gishtat. Kobus L arriti të arratisej dhe denoncoi bandën në polici. Artisti i kishte mbijetuar një atentati të mparshëm në gusht 2020, kur tregoi dhe plagët në një video muzikore të filmuar në një spital. Shtëpia e nënës së tij ka qenë gjithashtu objektiv i një sërë sulmesh. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e tij.