Bota

Dënohet 1 vit burg Sarkozy! Apeli e shpall fajtor për financim të paligjshëm të fushatës

Pavarësisht se në drejtim të tij ka pasur një varg akuzash, ish-presidenti francez Nikolas Sarkozy mbetet një personalitet politik i respektuar në Francë.

D.XH
Dënohet 1 vit burg Sarkozy! Apeli e shpall fajtor për financim të
Sarkozy

FRANCË- Në shtator 2021, Gjykata Penale e Parisit e dënoi ish-presidentin francez Nikolas Sarkozy me një vit burg, pasi e shpalli fajtor për financim të paligjshëm të fushatës së tij. Tani Gjykata e Apelit të Parisit ka vendosur që ai duhet të qëndrojë vetëm gjashtë muaj pas hekurave, teksa gjashtë muaj të tjerë janë pezulluar. Gjykatat kanë sugjeruar se burgu i tij mund të shërbehet në shtëpi me një byzylyk elektronik.

Varg akuzash

68-vjeçari është përballur me një sërë problemesh ligjore që nga koha e presidencës së tij. Ai është akuzuar veçmas për korrupsion, ryshfet, tregti me ndikim dhe shkelje të ligjeve për financimin e fushatës. Megjithatë Sarkozy, i cili ishte president nga 2007 deri në 2012, ka mbetur një figurë me ndikim në mesin e konservatorëve. Ai ka mohuar prej kohësh akuzat se Partia Republikane, e njohur në atë kohë si UMP, ka punuar me një firmë të marrëdhënieve me publikun të quajtur Bygmalion për të fshehur koston e vërteta të fushatës së tij – e shënuar nga ngjarje luksoze të paparë më parë në politikën franceze.

Franca vendos kufizime të rrepta për shpenzimet e fushatës

Prokurorët thanë se Bygmalion faturoi UMP-në. Ata thanë se Sarkozy shpenzoi rreth 43 milionë euro për fushatën e tij të vitit 2012 – pothuajse dyfishi i shumës së lejuar prej 22.5 milionë eurosh. Trembëdhjetë individë të tjerë u dënuan gjithashtu, me dënime që varionin deri në tre vjet e gjysmë burg, teksa disa dënime janë pezulluar.

Gjatë një seance dëgjimore, Sarkozy fajësoi disa anëtarë të ekipit të tij të fushatës. "Unë nuk kam zgjedhur asnjë furnizues, nuk kam nënshkruar asnjë kuotim, asnjë faturë", i tha ai gjykatës./RFI.RF - ZËRI/

Poll

MOS HUMB