Bota

Tronditëse në Itali, ushtari vret nënën dhe motrën e ish-të dashurës, e reja arratiset nga dritarja

Dyshohet se të dyja kanë qëndruar përballë 22-vjeçares dhe i kanë bërtitur Sodanos që ta linte të qetë. Më pas e reja arriti të shpëtonte veten duke u arratisur nga dritarja e banjës ku ishte strehuar

E.K
Tronditëse në Itali, ushtari vret nënën dhe motrën e
Dy viktimat e ngjarjes

ITALI- Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur në Itali, ku një ushtar, ka vrarë me armën e shërbimit motrën dhe nënën e ish-të dashurës së tij, pas një konflikti të vazhdueshëm që kishte pasur me 22-vjeçaren. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Cisterna di Latina, ndërkohë që vetë autori ka marrë në telefon një të afërmin e tij, për t’i rrëfyer ngjarjen e rëndë. Ai ka tentuar që të vrasë ish-të dashurën, Desirée Amato, por qëlloi mbi motrën e saj Renée 19-vjeç, dhe nënën e vajzave, Nicoletta Zomparelli 46-vjeçe, duke i lënë të vdekura në shtëpinë e tyre në fshat.

Mësohet se autori 27-vjeçar kishte mbërrritur në shtëpinë e tyre, pasi lidhja kishte përfunduar rreth një javë më parë. Fillimisht autori ka debatuar me dy viktimat dhe ish-të dashurën e tij, dhe më pas u dëgjuan të shtënat me armë. 22-vjeçarja ka shpëtuar duke u mbyllur në banjë.

Por si ndodhi ngjarja?

27-vjeçari, ishte shumë i afërt me familjen, dhe shkonte edhe përgjatë kësaj jave për të fjetur në shtëpinë e tyre. Mirëpo pasditen e djeshme, marrëdhënia është nxehur në mënyrë të papritur, dhe ish-çifti i të rinjve janë konfliktuar ashpër mes tyre. Të dy u grindën, duke u kthyer në gjithnjë e më shumë të dhunshëm. Menjëherë pas kësaj ushtari nxori pistoletën e shërbimit dhe qëlloi.

Dy personat që morën të shtënat e armës nën ishin nëna dhe e motra e vajzës, të cilat ndërhynë për ta mbrojtur atë. Ndërsa Desirée arriti të shpëtonte, duke u mbyllur në banjë për të shpëtuar veten. Por kur nënoficeri doli, ajo vrapoi jashtë, e padëmtuar, por e tronditur, në një pikë karburanti aty pranë për të thirrur për ndihmë. Ajo u shpëtua dhe policia mbërriti menjëherë më pas.

Arratisja e Sodanos

Marshalli Sodano, i cili shërben në Ostia, u largua nga vendi i ngjarjes me makinën e tij për t’u strehuar në banesën e xhaxhait të tij në periferi të Latinës, ku u vu në gjurmë nga policia disa orë më vonë, për t’u dërguar në komisariat. Prokuroria Latine ka hapur një hetim për një vrasje të dyfishtë. Nicoletta Zomparelli punonte në agjencinë e pasurive të patundshme familjare në Cisterna. Babai dhe bashkëshorti i dy viktimave nga ana tjetër tregtonte fruta dhe perime, ndërsa i vëllai është një kriminel i dënuar, me origjinë nga Campania, i përfshirë disa herë në operacionet e zbatimit të ligjit për trafikun e drogës në zonën jugore të Pontines. /ZËRI

Poll

MOS HUMB