Bota

Në mbrojtje të ishullit, Bali vendos nga sot një taksë për turistët e huaj

Të dhënat zyrtare tregojnë se pothuajse 4.8 milionë turistë vizituan Balin midis janarit dhe nëntorit të vitit të kaluar.

k.m.
Në mbrojtje të ishullit, Bali vendos nga sot një taksë
Foto ilustruese

INDONEZI- Turistët e huaj tani duhet të paguajnë një taksë prej 150,000 rupiah (7,60 £; 9,60 dollarë) për të hyrë në Bali, një nga destinacionet turistike më të njohura në botë. Autoritetet indoneziane thonë se kjo taksë e re për turistët ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe kulturës së ishullit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se pothuajse 4.8 milionë turistë vizituan Balin midis janarit dhe nëntorit të vitit të kaluar.

Taksa turistike, e cila u shpall për herë të parë vitin e kaluar, hyri në fuqi nga sot- Dita e Shën Valentinit. Ajo do të zbatohet për turistët e huaj që hyjnë në provincë nga jashtë ose pjesë të tjera të vendit. Udhëtarëve u kërkohet të paguajnë para mbërritjes, përmes faqes së internetit Love Bali.

Turizmi kontribuoi rreth 60% në PBB-në vjetore të Balit para pandemisë.

Sipas byrosë së statistikave të provincës, Australia ishte kontribuuesi më i madh i turistëve të huaj në Bali në nëntor 2023 me më shumë se 100,000 të ardhur. Kjo u pasua nga turistë nga India, Kina dhe Singapori. Por turistët që sillen keq në Bali kanë zemëruar vendasit vitet e fundit. Marsin e kaluar, një burrë rus u dëbua nga Bali pasi u zhvesh në malin Agung, që hindut besojnë se ishte shtëpia e perëndive./ZËRI

Poll

MOS HUMB