Bota

"Ruanda po i sjell tek ne”/ Anglia në sherr me Irlandën për emigrantët e paligjshëm?

Ministra britanikë e irlandezë pritet të zhvillojnë sot një takim mbi pretendimet në rritje se në mesin e lëvizjeve të Londrës, shumë azilkërkues po zgjedhin të shkojnë në Irlandë.

k.m.
"Ruanda po i sjell tek ne”/ Anglia në sherr me Irlandën
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk do të marrë azilkërkuesit që kanë kaluar në Irlandë, derisa rregullat e azilit në mbarë Bashkimin Europian të ndryshojnë. Lajmin e dha "Downing Street", pasi skema e kryeministrit Rishi Sunak ngjalli pakënaqësi në Irlandë. Ministra britanikë e irlandezë pritet të zhvillojnë sot një takim mbi pretendimet në rritje se në mesin e lëvizjeve të Londrës, shumë azilkërkues po zgjedhin të shkojnë në Irlandë.

Sipas "The Telegraph", shifrat e fundit tregojnë se për shkak të një ndryshimi në modelet e emigrimit, më shumë se 80 për qind e njerëzve që aplikojnë për azil në Irlandë hyjnë nga kufiri tokësor me Irlandën e Veriut, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. 

Kështu që javën e kaluar, qeveria irlandeze njoftoi ligje emergjente për të ndaluar rritjen e numrit të azilkërkuesve që futen në vendin e tyre nga Irlanda e Veriut. Ndërkohë, shifrat e publikuara rishtazi nga Home Office tregojnë se më shumë se 7,000 njerëz kanë mbërritur me varka të vogla në Britani nga 1 janari deri në fund të prillit – një numër rekord për periudhën katërmujore. 

Sipas politikës së Ruandës, kushdo që arrin në ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar do të deportohet në vendin e Afrikës Lindore dhe do t'i jepet mundësia për të kërkuar azil nga atje. Plani u miratua nga Parlamenti javën e kaluar, pas muajsh debate politike dhe sfidash ligjore dhe tashmë Qeveria pretendon se fluturimet e para do të nisin brenda 10-12 javëve.

Zyra e Brendshme konfirmoi të dielën se emigrantët do të fillonin të ndaloheshin në javët e ardhshme për t'u përgatitur për fluturimet e tyre në Ruanda./ZËRI

Poll

MOS HUMB