Bota

Fëmija vdiq pasi babai e harroi në makinë, prokuroria italiane ashpërson akuzën ndaj tij

Të dielen e kaluar, një baba harroi vajzën e tij një vjeçe në makinë, e cila ndërroi jetë nga temperaturat e larta.

I.F
Fëmija vdiq pasi babai e harroi në makinë, prokuroria italiane
Foto ilustruese

ITALI- Disa raste të shumta janë raportuar ndër vite në Itali në lidhje me prindërit që harrojnë fëmijët e tyre në makina, ku si pasojë humbin jetën nga temperaturat e larta.

Të dielën e kaluar, një baba harroi vajzën e tij një vjeçe në makinë, e cila ndërroi jetë nga temperaturat e larta. Prokuroria e qytetit të Venecias është duke ashpërsuar tashmë akuzën që rëndon mbi të. Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia dhe braktisje të një të mituri që rezultoi me vdekje. Për akuzën e parë, dënimi varion nga gjashtë muaj deri në pesë vite, për akuzën e dytë nga tre deri në tetë vjet.

Sipas raportit të autopsisë, të kryer paraditen e së martës, rezultoi se vajza ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave ekstreme të arritura brenda makinës. Raporti përfundimtar do të jetë gati brenda 60 ditëve.

“Sigurisht që është një përkeqësim i situatës, për të cilën nuk i di arsyet. Për mendimin tim ngjarja tragjike duhet cilësuar si vrasje nga pakujdesia. Në këtë moment mund të them vetëm se do të përpiqemi ta mbyllim sa më shpejt këtë rast shumë të dhimbshëm”, tha Giorgio Pietramala, avokati i babait që harroi fëmijën në makinë. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB