Bota

Publikohet momenti kur vritet sulmuesi i Tump, flet i ati i Crooks: Na jepni hapësirë, po përpiqemi të kudesemi për veten

Matthew iu tha gazetarëve se ai dhe familja e tij po përpiqen “të kujdesen për veten”. 53-vjeçari u kërkoi gazetarëve të qëndronin larg nga anëtarët e familjes së tij.

I.F
Publikohet momenti kur vritet sulmuesi i Tump, flet i ati i Crooks: Na jepni
Matthew Brian Crooks i ati i Thomas Matthew Crooks

UASHINGTON- Për herë të parë që nga atentati ndaj Donald Trump, babai i të dyshuarit, Thomas Matthew Crooks, foli me gazetarët. Deri më tani, Matthew Brian Crooks nuk ka pranuar të flas për djalin e tij, i cili tentoi të vras presidentin e 45-të të SHBA-ve.

Matthew iu tha gazetarëve se ai dhe familja e tij po përpiqen “të kujdesen për veten”. 53-vjeçari u kërkoi gazetarëve të qëndronin larg nga anëtarët e familjes së tij.

“Ne thjesht po përpiqemi të kujdesemi për veten tani. Ju lutemi na jepni hapësirë, Ne do të japim një deklaratë kur avokati ynë ligjor të na japë leje, deri atëherë, ne nuk kemi asnjë koment", shtoi ai.

Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, përdori armën AR të babait të tij 53-vjeçar për të ekzekutuar Trump.

Disa orë më parë sot, u publikua një video tronditëse nga një kamerë e trupit të policisë që tregon Thomas Matthew Crooks të shtrirë pajetë dhe një agjent të Shërbimit Sekret si dhe anëtarë të autoriteteve që qëndrojnë mbi trupin e tij.

Videoja u publikua nga senatori i Iowa-s, Chuck Grassley dhe tregon një pellg gjaku përgjatë çatisë së ndërtesës ku Thomas ishte ngjitur. Sulmuesi sapo kishte dhënë frymën e tij të fundit pasi arriti të plagosë Trumpin në veshin e djathtë gjatë një mitingu të fushatës në Pensilvani.

Vihet re se nëna dhe babai i Crooks po bashkëpunojnë me hetuesit e FBI-së teksa agjencia po përpiqet të zbulojë motivin që e shtyu 20-vjeçarin të tentonte të vriste miliarderin amerikan. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB