Bota

Revoltë në burgun italian, të dënuar të armatosur plagosin dy policë

Situata mbetet alarmante.

f.t
Revoltë në burgun italian, të dënuar të armatosur
foto ilustruese

ITALI- Dy oficerë policie të burgjeve u plagosën dhe të tjerët thuhet se u morën peng nga të burgosurit e armatosur. Ky është rezultati i revoltës që shpërtheu brenda burgut të Beneventos, raportotojnë mediat e huaja. 

Sipas informacioneve fillestare, dhuna ka ardhur nga një pretendim i një të burgosuri që ka kërcënuar personelin shëndetësor. Më pas situata u zhvillua në reparte, me të burgosurit të cilët për arsye të parëndësishme shkatërruan kompjuterët, dritaret dhe gjithçka që ishte aty.

Situata mbetet alarmante dhe pritet që Administrata e Burgjeve të marrë urgjentisht masat e duhura për të rivendosur sigurinë dhe qetësinë në ambjetet e burgut. Autoritetet kanë neutralizuar të burgosurit, ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit si dhe për mënyrën se si janë futur armët në burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB