
Një qëndrim i qartë në favor të paqes ishte fjalimi e Papa Françeskut, në konferencën “Arena e Paqes”, që po organizohet në Arenën e Veronës. Por jo vetëm kaq, pasi para Atit të Senjtë është bërë edhe një gjest simbolik. Menjëherë pas mbërritjes së tij, izraeliti Maoz Inon, i cili humbi prindërit e tij në sulmin e 7 tetorit 2023 nga Hamasi, dhe palestinezi Aziz Sarah, vëllai i të cilit u vra në një operacion të ushtrisë izraelite, u përqafuan. Dy të rinjtë, siç raporton shtypi italian, kanë arritur të bëhen miq.
“Mendoj se nuk ka nevojë për koment”, tha Papa, ndërsa dhjetë mijë pjesëmarrësit në iniciativë u ngritën në këmbë dhe duartrokitën me entuziazëm./ZËRI