Aktualitet

Rekurs për lirimin e Dritan Goxhajt? Prokuroria: Nuk e kemi ushtruar këtë të drejtë

Gjykata e Apelit akoma nuk e ka zbardhur vendimin dhe ai nuk është depozituar në sekretari.

f.t
Rekurs për lirimin e Dritan Goxhajt? Prokuroria: Nuk e kemi ushtruar
Dritan Goxhaj

TIRANË- Teksa vetëm një ditë më parë qarkulloi lajmi se Prokuroria e Tiranës ka bërë rekurs për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj, duke kërkuar rikthimin e tij në burg, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka mohuar.

Prokuroria sqaron se nisur nga informacionet e bëra publike në media mbi një rekurs ndaj vendimit për lirimin e shtetasit Dritan Goxhaj, bën me dije se si prokurori e cila kryen hetime dhe përfaqëson kërkesat procedurale në shkallë të parë, nuk ka në kompetencat e saj rekursin e vendimeve të dhëna nga Gjykata e Apelit.

Sipas informacioneve Gjykata e Apelit akoma nuk e ka zbardhur vendimin dhe ai nuk është depozituar në sekretari. Për këtë arsye, nuk kanë filluar afatet procedurale për Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për të ushtruar të drejtën e saj për rekurs.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. Ish-luftëtari i UÇK-së u përballë me akuzën se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, akuza të cilat ai i ka mohuar mohoi gjatë procesit./ZËRI

Poll

MOS HUMB