Aktualitet

VD- 'Shtëpi bari' në Vlorë/ Pranga 37-vjeçarit, në kërkim pronari

Gjatë kontrollit Policia ka sekuestruar doza kanabisi, municion luftarak dhe tritol.

f.t
VD- 'Shtëpi bari' në Vlorë/ Pranga 37-vjeçarit,
pamje nga ngjarja

VLORË- Policia e Vlorës ka zbuluar një banesë të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike. Në pranga është vënë një 37-vjeçar, i cili kishte në përdorim banesën dhe është shpallur në kërkim pronari i saj.

Gjatë kontrollit Policia ka sekuestruar doza kanabisi, municion luftarak dhe tritol.


Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet në të gjithë qarkun, në kuadër të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Në zbatim të këtyre masave, finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Fokus 7”.

Zbulohet një banesë e përshtatur kultivimin e bimëve narkotike. Gjenden në ambientet e kësaj banese dhe sekuestrohen, 411 pajisje të ndryshme elektrike që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambjente të mbyllura dhe 10 bidona me substanca kimike për bimët.

Gjithashtu, sekuestrohen doza kanabisi, municion luftarak dhe një kallëp lënde plasëse (tritol) me kapsollë detonatore të vendosur dhe fitil zjarrpërcjellës të montuar. Vihet në pranga 37-vjeçari që kishte në përdorim këtë banesë dhe e kishte përshtatur atë për kultivim të bimëve narkotike.

Vijon puna për kapjen e pronarit të banesës. Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, pasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, që dyshohet se ia kishte blerë 37-vjeçarit të arrestuar.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në ambiente të ndryshme, në kuadër të planit operacional mbarëkomëtar të koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të veprimtarisë kriminale në këtë këtë fushë, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fokus 7”.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB