
HAGË-Një total prej 58 sulmesh terroriste u raportuan nga 14 shtete anëtare të BE-së në vitin 2024. Nga këto, 34 u përfunduan, 5 dështuan dhe 19 u penguan.
Raporti i Europolit për Situatën dhe Trendin e Terrorizmit në Bashkimin Evropian 2025 tregon se terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm janë përparësi të larta për shtetet anëtare të BE-së. Europol raporton se 449 individë u arrestuan për vepra penale të lidhura me terrorizmin në 20 shtete anëtare. Pothuajse 1 në 3 të dyshuar të arrestuar për vepra penale të lidhura me terrorizmin në vitin 2024 ishte i mitur ose i ri. Shkelësi më i ri ishte 12 vjeç, i arrestuar për planifikimin e kryerjes së një sulmi.
Disa raste të kohëve të fundit të vrasjeve dhe sulmeve janë lidhur me komunitetet e kulteve online që shfrytëzojnë platformat dixhitale për të ndarë dhe normalizuar mizorinë ekstreme, për të shantazhuar viktimat dhe për të radikalizuar të rinjtë që të kryejnë akte dhune. Anëtarët e këtyre grupeve synojnë në mënyrë specifike të miturit e cenueshëm, mesatarisht të moshës midis 8 dhe 17 vjeç. Shumë nga këto grupe të dhunshme kanë lidhje ideologjike me terrorizmin xhihadist dhe ekstremizmin e dhunshëm të krahut të djathtë, okultizmin dhe satanizmin.
Grupet terroriste shpesh synojnë individë të cenueshëm, përfshirë ata me probleme të shëndetit mendor, izolim social dhe varësi nga interneti, tha ai. Komisioneri Evropian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, paralajmëron se terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm mbeten ”kërcënime serioze“.
Në raport thkesohet se përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese për të krijuar dhe përhapur propagandë dhe gjuhë urrejtjeje ka arritur nivele të papara, veçanërisht në skenën e krahut të djathtë./ZËRI