Bota

Trump: Nuk jam i kënaqur me Izraelin dhe Iranin

Presidenti amerikan akuzoi të dyja palët për shkelje të armëpushimit.

k.m.
Trump: Nuk jam i kënaqur me Izraelin dhe Iranin
Donald Trump

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se si Izraeli, ashtu edhe Irani kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit të arritur me iniciativën e SHBA-së në Lindjen e Mesme. Sipas tij, Teherani i ka humbur plotësisht aftësitë e tij në fushën e teknologjisë bërthamore pas sulmeve amerikane. Në të njëjtën kohë, ai siguroi se Irani nuk do ta rindërtojë kurrë programin e tij bërthamor.

Por më gjatë u ndal tek prishja e armëpushimit. Në deklaratat e tij për gazetarët, presidenti Trump theksoi: Nuk jam i kënaqur me asnjërën palë. Dhe për të qenë i sinqertë, jam vërtet i pakënaqur me Izraelin.

Për të njëjtën çështje shkroi edhe në rrjetin e tij social "Social Truth".

“Izrael! Mos i hidh ato bomba. Nëse e bëni do të jetë një shkelje e madhe. Dërgoni pilotët tuaj në shtëpi tani! Izraeli nuk do të sulmojë Iranin. Të gjithë aeroplanët do të kthehen në shtëpi. Askush nuk do të lëndohet, armëpushimi është në fuqi! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur shpresat për stabilizimin e situatës ishin ringjallur, pas marrëveshjes fillestare për një armëpushim midis Teheranit dhe Tel Avivit./ZËRI

Poll

MOS HUMB