Bota

Putin viziton Korenë e Veriut... pas 24 vitesh

Putin nuk e ka vizituar Phenianin që nga korriku i vitit 2000.

E.K
Putin viziton Korenë e Veriut... pas 24 vitesh
Kim Jong Un dhe Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Korenë e Veriut të martën dhe të mërkurën, tha Kremlini, një udhëtim që nënvizon partneritetin në rritje të Moskës me shtetin bërthamor të izoluar. Sipas Reuters, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un i bëri një ftesë Putinit gjatë një vizite në Lindjen e Largët Ruse shtatorin e kaluar. Putin nuk e ka vizituar Phenianin që nga korriku i vitit 2000.

“Me ftesë të Kim Jong Un, Vladimir Putin do të bëjë një vizitë shtetërore miqësore në Republikën Popullore Demokratike të Koresë më 18-19 qershor”, njoftoi Kremlini.

Pas Koresë së Veriut, Putin do të vizitojë Vietnamin më 19-20 qershor, tha Kremlini./ZËRI

Poll

MOS HUMB