
TIRANË- Lionel Messi nuk pranoi një ofertë të majme nga Al-Hilal dhe zgjodhi që të zgjidhte Inter Miami. Sipas mediave të huaja, Messi ishte në radarin të skuadrës Saudite të Pro League pasi Paris Saint-Germain konfirmoi se argjentinasi kishte vendosur të largohej nga klubi sapo i skadoi kontrata në vitin 2023.
Al Haili tha për NIBC: Ne në fakt kontaktuam Messin në fund të kontratës së tij në Paris. Ne i paraqitëm atij një ofertë prej 1.4 miliardë euro, por lojtari refuzoi sepse familja e tij donte Amerikën. Është e habitshme që lojtari e refuzonte. Hodhi poshtë një ofertë aq të majme për hir të familjes së tij. Pasi nuk arriti të bindte familjen e tij, ai nuk hezitoi ta refuzonte ofertën, sepse familja është më e rëndësishme se paratë.
Ylli argjentinas gjithashtu ka pranuar së fundmi se Inter Miami do të jetë klubi i tij i fundit para se të 'varë këpucët në gozhdë'. Ndërkohë, skuadrat saudite vazhdojnë të synojnë yjet kryesorë, me lojtarë të tillë si Mohamed Salah, Kevin De Bruyne dhe Virgil van Dijk që shfaqen si objektiva të rinj për klubet me shpenzime të mëdha./ZËRI