Bota

Ndodh edhe kështu! Spitali turk mban “peng” 68-vjeçarin, i kërkohet të paguajë faturën 41 mijë paund

Ajo ka bërë thirrje për rikthimin e të atit në shtëpi, pasi spitali refuzon t'i kthejë pasaportën.

f.t

Ndodh edhe kështu! Spitali turk mban “peng” 68-vjeçarin,

TURQI-Një situatë e pazakontë ka ndodhur në një nga spitalet e Turqisë. Një pacient 68-vjeçar është mbajtur peng nga spitali derisa të paguhet fatura e tij mjekësore prej 41,000 paund. Vajza e Malcolm Stocker, ka treguar për Dailymail, se babai i saj është diagnostikuar me pneumoni dhe prej një muaji ka qenë në repartin e kujdesit intensiv në Spitalin Ahu, në Turqi. Ajo ka bërë thirrje për rikthimin e të atit në shtëpi, pasi spitali refuzon t'i kthejë pasaportën.

“Është zemërthyese të shoh babin tim të shtrirë në spital dhe kaq të pafuqishëm. Ai nuk e di vërtet se ku është dhe mendon se është në një anije lundrimi. Ai ka dalë nga koma e shkaktuar për një kohë. Thjesht duam ta kthejmë në shtëpi, por derisa të paguajmë spitalin ata refuzojnë t’i kthejnë pasaportën dhe kërkojnë që ne të paguajmë 20,000 £. Vëllai im Lee është në spital dhe ata i thanë se nuk e vlerësonim sa duhet dhe se i kishin shpëtuar jetën. Ne vlerësojmë gjithçka që ata kanë bërë, por tani gjithçka që ata bëjnë është të kërkojnë që ne të paguajmë faturën mjekësore”, tha vajza e tij 37-vjeçare Emma-Jane Stocker.

Vajza e tij kontaktoi Ambasadën Britanike në Turqi për të parë nëse ata mund të ndihmonin, por iu tha se duhet të konsideronte të hapte një faqe 'GoFundMe' për të mbledhur para për një fluturim evakuimi mjekësor për në MB. Vajza e Malcolm pretendon se spitali nuk i kishte dhënë akses tek asnjë nga mjekët e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB