Bota

Putin i bën pyetje të çuditshme ministrit, të gjithë habiten (VIDEO)

Presidenti rus Vladimir Putin ka habitur të gjithë, teksa i bën pyetje të çuditshme ministrit. Ky i fundit u vu në siklet për detajet që kërkonte presidenti rus.

D.XH
Putin i bën pyetje të çuditshme ministrit, të gjithë
Putin dhe ministri

RUSI - Presidenti rus Vladimir Putin shkaktoi habi gjatë një mbledhjeje online, kur ngriti pyetje në lidhje me moshën e një bërthame akulli të zbuluar nga shkencëtarët rusë në Antarktidë.

Alexander Kozlov, ministri rus i burimeve natyrore dhe mjedisit, e informoi Putinin në një takim online të mërkurën se shkencëtarët në Antarktidë vitin e kaluar nxorrën një bërthamë akulli, që besohet të jetë rreth 1.2 milionë vjet e vjetër.

Në video, Kozlov shihet duke i thënë Putinit se bërthama e akullit po studiohet nga glaciologë, kimistë dhe klimatologë e se gjetjet pritet të ndihmojnë në kuptimin e procesit të ndryshimit të klimës në Tokë.

Më pas, erdhën pyetjet jo pak të çuditshme të Putinit:

- Nëse kjo bërthamë është 1.2 milion vjet e vjetër, a do të thotë kjo se në atë vend ka pasur akull për 1.2 milion vjet - pyeti Putin, Kozlovin.

Pasi ai e pyeti Kozlovin për moshën e bërthamës së akullit, pjesëmarrësit e tjerë të takimit e panë Putinin me habi.

- Po, Vladimir Vladimirovich, absolutisht e saktë - u përgjigj Kozlov.

- Apo ndoshta uji ngriu atje më vonë? Jo 1.2 milion vjet më parë, por kohët e fundit? A është e mundur një gjë e tillë? - pyeti përsëri Putin.

- Vladimir Vladimirovich, ky është akull atmosferik. Deri më tani shkenca thotë se është kështu, siç ju jam përgjigjur tashmë - u përgjigj ministri dukshëm i hutuar.

- Epo, - u përgjigj shkurt presidenti rus dhe kaloi në një temë tjetër./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB