Bota

Përplasja me Sunak, mediat britanike paralajmërojnë largimin e Braverman

Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman ka nisur të bëjë deklarata provokuese dhe po shton tonet kundër emigrantëve. Mediat britanike shkruajnë se kryeministri Rishi Sunak mund ta shkarkojë atë.

D.XH
Përplasja me Sunak, mediat britanike paralajmërojnë largimin e
Braverman Sunak

ANGLI - Suella Braverman, sekretarja e Brendshme e Britanisë, e cila ka zhvilluar së fundmi një diskurs populist, është dyshuar prej kohësh nga disa deputetë konservatorë se dëshironte të shkarkohej në mënyrë që të mund të ndjekë ambiciet e saj drejtuese.

Të enjten, kryeministri britanik Rishi Sunak ishte nën presionin e deputetëve konservatorë për të shkarkuar sekretaren e Brendshme, pasi Braverman bëri një shkrim të ashpër ndaj Policisë Metropolitane të Londrës.

"Unë besoj se ajo do që të shkarkohet", tha një ish-ministër. Braverman pretendoi se policia po lejonte atë që ajo e quajti një "marshim urrejtjeje" pro-palestinez të zhvillohej të shtunën. Një ministër i afërt me Sunak tha: "Ajo po rivalizon rrezikshëm kryeministrin".

Ndihmësit dhe ministrat e afërt me Sunak besojnë se ai do të shkarkojë Braverman pas një kohe të caktuar, ndoshta pasi Gjykata e Lartë të vendosë mbi ligjshmërinë ose jo të politikës së saj kryesore, për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë.

Për Braverman, një dalje nga qeveria mund të jetë e ngjashme me kërcimin nga një anije që po fundoset. Një sondazh i YouGov i publikuar të enjten i vendos konservatorët 24 pikë prapa partisë opozitare Laburiste.

Përplasja me Sunak, mediat britanike paralajmërojnë largimin e
Braverman 2

Sekretarja e Brendshme ka lënë përshtypjen se e provon vazhdimisht fatin. Në konferencën e konservatorëve në tetor ajo iu referua migrimit masiv si një "uragan". Këtë muaj ajo pretendoi se ata që flinin jashtë nëpër tenda po bënin stilin e jetesës, ‘që ata e kanë zgjedhur’.

Me këto deklarata provokuese Braverman po i shton pikë vetes, pasi siç besojnë shumë deputetë konservatorë, Konservatorët mund të mposhten në zgjedhjet e përgjithshme, që priten vitin e ardhshëm.

Deputetja konservatore, Miriam Cates, tha në faqen e mediave sociale X: "Pikëpamjet e Suella Braverman mund të jenë të pakëndshme për liberalët e Uestminsterit, por ato janë krejtësisht të zakonshme në pjesën tjetër të Britanisë".

Braverman lindi nga prindër me origjinë indiane; nëna e saj ishte nga Mauritius dhe babai i saj nga Kenia, të cilët të dy u zhvendosën në Britani në vitet 1960.

Ajo jetoi në Francë për dy vjet, duke studiuar nën skemën Erasmus të BE-së, por më vonë vazhdoi të bëhej një mbështetëse e Brexit dhe dha dorëheqjen nga kabineti i Theresa May në 2018 për mosmarrëveshjet mbi procesin e Brexit.

Braverman u bë avokate në vitin 2005, ku ndër të tjera punoi në çështjet gjyqësore të qeverisë për imigracionin. Ajo u bë deputete konservatore për Fareham në vitin 2015.

Yvette Cooper, sekretarja e brendshme në hije e laburistëve, tha se homologia e saj “po ndizte qëllimisht tensionet në komunitete, në mënyrën më të rrezikshme. ‘Fjalët e saj janë të papërgjegjshme dhe të rrezikshme. Asnjë sekretar tjetër i Brendshëm nuk do të kishte bërë të tilla deklarata”, tha Cooper.

Braverman gjithashtu shkaktoi zemërim në shkrimin e saj, duke krahasuar protestat pro-palestineze me marshimet sektare në Irlandën e Veriut.

Colum Eastuood, një deputete dhe udhëheqëse e Partisë Social Demokrate dhe Laburiste të Irlandës së Veriut, tha: "Ajo ka arritur të ofendojë pothuajse të gjithë – dëmet janë të shumta, aq më tepër në një shoqëri që gjithmonë e më tepër është e ndarë".

Por Braverman ka qenë e dobishme për Sunak në të kaluarën, duke përdorur atë lloj gjuhe për migracionin dhe krimin, që pasqyrohet në shtypin e krahut të djathtë dhe disa votues janë siguruar dhe thjesht nga këto deklarata.

Sunak e bëri Bravermanin sekretaren e tij të Brendshme, në tetor 2022. Ajo kishte shkelur rregulla ministrore, duke i dërguar një dokument zyrtar një deputeteje tjetër e duke përdorur emailin e saj personal.

Marrëdhëniet midis Braverman dhe Sunak janë bërë gjithnjë e më të ndërlikuara, së fundmi. Braverman si sekretare e Brendshme mbahet mend për përpjekjet e saj për të ndaluar fluksin e migrantëve nëpër Kanalin Anglez me varka të vogla, duke përfshirë ndjekjen e "ëndrrës" së saj, për të dëbuar azilkërkuesit në Ruandë.

Një marrëveshje kthimi me Shqipërinë ka ndihmuar në uljen e numrit të kalimeve të emigrantëve me rreth një të pestën këtë vit dhe Braverman u ka thënë kolegëve se është e bindur se Gjykata e Lartë do të vendosë se politika e saj për të dërguar emigrantët në Ruanda është e ligjshme.

Shumë deputetë konservatorë besojnë se ajo do kishte vështirësi në drejtim, nëse ka ambicie për post më të lartë në të ardhmen. Fakti që retorika e saj nxitëse nuk ka bërë që të rritet në pozita, mund të pasqyrojë nervozizmin në rritje në partinë konservatore.

Nickie Aiken, zëvendëskryetarja konservatore, kritikoi Braverman për përfshirjen e saj në çështje që i takojnë policisë. “Është shumë e rëndësishme që policia të bëjë punët e policisë dhe politikanët të bëjnë politikë,” tha ajo.

Një ish-ministër tha: "Ajo është përçarëse dhe po dëmton rrugën e partisë për ligj dhe rend"./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB