Bota

Cilat janë ngjarjet e fundit nga lufta Izrael-Hamas?

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se synimi i Izraelit nuk është pushtimi i Gazës dhe se shteti izraelit nuk dëshiron të qeverisë enklavën.

D.XH
Cilat janë ngjarjet e fundit nga lufta Izrael-Hamas?
Gaza

GAZA – Lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit vazhdon. Tashmë ushtria izraelite ka hyrë në Gaza dhe situata paraqitet delikate.

Por, cilat janë ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në enklavë?

SHBA ka thënë se Izraeli duhet të zbatojë pauza 4 orëshe të sulmeve ushtarake në Gazën Veriore. Kjo do të mundësonte që shumë banorë të ikin nga enklava.

Shumë palestinezë janë parë duke ecur nëpër rrugët e qytetit të Gazës këtë mëngjes. Ata janë drejtuar për në jug të enklavës.

Spitali indonezian në Gaza pësoi disa dëmtime pas një sulmi me raketë aty pranë dhe spitali thotë se mund të ndalojë së funksionuari deri të premten, pasi pothuajse i ka mbaruar karburanti.

Ushtria izraelite goditi një grup në Siri, për të cilin tha se qëndronte pas përplasjes së dronit të së enjtes, në një shkollë në Eilat në Izraelin jugor.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vendi i tij nuk po kërkon të pushtojë apo qeverisë Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës me Hamasin.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se të paktën 10,812 njerëz, përfshirë 4,412 fëmijë, janë vrarë tani, që kur Izraeli filloi sulmet e tij ajrore në enklavë.

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa ushtria izraelite ka hyrë tashmë në Gaza. Më tepër se 12200 njerëz kanë vdekur nga lufta e të dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB