Bota

Publikonte fotot intime të vajzave, kush është administratori i “Albkings” që u vu në pranga

I riu akuzohet për “vjedhje të identitetit dhe të kredencialeve”

E.K
Publikonte fotot intime të vajzave, kush është administratori i
Edin nezvati

KOSOVË- Edin Nevzati, i riu që shihni në foto, është një prej administratorëve të grupit ‘AlbKings’, që publikon në rrjetin social Telegram, foto/video intime e denigruese të vajzave e grave shqiptare.

Nevzati është arrestuar një ditë më parë nga policia në Prishtinë pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale ‘Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve’.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur për mediat se përmes këtij grupi është bërë shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të vajzave/grave, përfshirë edhe të dhënat personale të tyre për ofrimin e shërbimeve seksuale.

Vetë i arrestuari, i njohur ndryshe edhe me pseudonimin "Freekiller" dyshohet se ka publikuar rreth 400 foto e video intime në grupin me mbi 100 mijë anëtarë.

Publikonte fotot intime të vajzave, kush është administratori i

Në seancën e sotme gjyqësore, ai ka tentuar t'iu fshihet kamerave duke u mbuluar me duart dhe xhupin që kishte veshur. Në fund të seancës, do të jetë gjykata e Prishtinës, ajo që do caktojë masën e sigurisë për administratorin e arrestuar.

Publikonte fotot intime të vajzave, kush është administratori i

 

Poll

MOS HUMB