Bota

Protestat e fermerëve 'bllokojnë' Francën dhe Belgjikën! 'Sytë' nga Brukseli, a do ketë zgjidhje?

"Sytë" e fermerëve tashmë janë nga takimet e dy ditëve të ardhshme në Bruksel. A do arrijë “Qeveria europiane”, ta zgjidhë krizën?

E.K
Protestat e fermerëve 'bllokojnë' Francën dhe
Pamje nga protesta

BELGJIKË- Franca dhe Belgjika po kalojnë orë të vështira pas protestave të fermerëve që kanë shpërthyer në rrugët kryesore të vendit, duke bllokuar akset kryesore dhe duke nxitur përplasje mes tyre dhe Policisë. Ministri i Bujqësisë i Francës Marc Fesneau dhe Presidenti Emmanuel Macron pritet të zhvillojnë bisedime në Bruksel këtë të mërkurë dhe ghatë ditës së neserme për të gjetur një zgjidhje për atë që ka nisur të cilësohet si “kriza e bujqësisë” në Francë.

Protestat në Francë janë intensifikuar duke u bërë të dhunshme. Ndërkohë gjatë ditës së sotme raportohet se fermerët i janë afruar Parisit, ku dhe do të stacionohen. Qeveria ka bërë thirrje që fermerët të ruajnë qetësinë dhe të mos sulmojnë Policinë. Kjo e fundit është porositur ti ndjekë nga pas por të mos i ndalojë.

Nuk dihet ende se sa do të zgjasë kjo qetësi në momentin që fermerët do i afrohen edhe më shumë Parisit dhe qyteteve të mëdha. Raportohet se forca të shumta policie dhe automjete të blindura janë vendosur përgjatë autostradës A6 që të çon në tregun e ushqimeve në Rungis në pritje të mbërritjes së tyre.

E njëjta situate paraqitet dhe në Belgjikë. Fermerët janë nisur drejt Brukselit ku paralajmërojnë të mblidhen para selisë së Komisionit Europian të mërkuren dhe të enjten, ku do të zhvillohen dhe takimet mes liderve europianë. Autoritetet u kanë kërkuar fermerëve të mos e bëjnë diçka të tillë, ndërsa shton se duhet ruajtur qetësia dhe mos të ketë akte dhune dhe vandalizmi në rrugë.

Fermerët belgë, të cilët po kërkojnë subvencione nga qeveria për të siguruar çmime më të mira për prodhimet e tyre dhe një ulje të burokracisë së nevojshme për të bërë biznes, bllokuan sot rrugët kryesore në të gjithë vendin në një përpjekje për të prishur tregtinë në portet kryesore.

Për shkak të protestave të fermerëve, qindra mijëra belgë po përballen me probleme transporti, të cilat kanë ndikuar në ardhjen e tyre në punë dhe për disa janë anuluar vizitat tek mjekët. Kryemninistri belg Alexandre De Croix theksoi se fermerët përballen me sfida të mëdha, ndër të cilat janë përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike dhe lufta kundër ndotjes së mjedisit.

Situata problemeatike nga protestat e fermerëve paraqitet dhe në Spanjë, Greqi, Gjermani dhe Itali. Fermerët kërkojnë mbështetje nga qeveritë, ndërsa qeveritë duken ‘të dorëzuara’, pasi siç shprehen nuk ka fonde shtesë. "Sytë" e fermerëve tashmë janë nga takimet e dy ditëve të ardhshme në Bruksel. A do arrijë “Qeveria europiane”, ta zgjidhë krizën?/ZËRI

Poll

MOS HUMB