
HOLANDË - Geert Wildersit nuk i pëlqen të quhet ekstremist i djathtë; ai këmbëngul se po flet vetëm për njerëzit e zakonshëm. Por ai ishte në gjendje të zgjeronte audiencën e tij dhe të siguronte fitoren e zgjedhjeve, vetëm duke u shprehur pro disa politikave populiste. Kur u bë i famshëm në politikën kombëtare holandeze 25 vjet më parë, ai u mbiquajtur Mozart, për shkak të pamjes së tij, me flokët e verdhë. Aftësitë e tij në komunikim, duhet thënë se janë të jashtëzakonshme.
Ai fitonte rregullisht ndaj rivalëve të tij me parrulla të shkëlqyera, për azilin dhe emigracionin, gjatë debateve televizive pothuajse çdo natë në prag të votimit. “Holanda nuk mund të durojë më emigrim masiv”, tha ai. "Ne duhet të mendojmë së pari për njerëzit tanë tani. Kufijtë janë mbyllur. Zero azilkërkues duhet të ketë në vendin tonë", ka thënë ai. Pyetjes nëse ai është ekstremist i djathtë, e ka mohuar vazhdimisht.
"Ne jemi një vend ku mbizotëron konsensusi. Ne nuk kemi shumë njerëz të ekstremit të djathtë në vendin tonë; ne kurrë nuk do të kemi", tha ai për BBC. Ai kishte thënë se është pro kauzave të njerëzve të pambrojtur, por duke shtuar se çdokush duhet ta shikojë të ardhmen në vendin e tij të origjinës. Për ta bërë partinë e tij më të lakmueshme për votuesit e zakonshëm, ai deklaroi planet e manifestit të partisë së tij për të ndaluar Kuranin, shkollat fetare dhe xhamitë, por pa shprehur urrejtje të madhe në deklarime. Ky sinjal i dukshëm moderimi e ndihmoi partinë e tij të dyfishonte përfaqësimin e saj në parlament, nga 17 në 37 vende. Fitorja e PVV-së shihet me frikë nga disa në komunitetin mysliman të Holandës, të cilët i frikësohen një periudhe të vështirë. "Për myslimanët, është rritur ndjenja e pasigurisë", tha për televizionin holandez Muhsin Koktas, kreu i myslimanëve në shtetin holandez.
Politikat e Wilders përfshijnë edhe ndalimin e propozuar të shamive islamike në objektet publike. Por, ai ka vite që është në telashe me gjykatat, për sulmet verbale ndaj emigrantëve me origjinë marokene. Ai u dënua për fyerje të njerëzve me origjinë marokene, për një thirrje në një tubim të vitit 2014, duke kërkuar "më pak" marokenë në vend, por pas disa gjyqeve, emri i tij është i pastër. Gjatë fushatës zgjedhore të 2017-ës, ai i quajti disa marokenë me shtetësi holandeze si "llum". Wilders mishëron Partinë e Lirisë për shumicën e holandezëve, por në realitet ideologjia e saj është drejtuar nga krahu i tij i djathtë së bashku me politikanin tjetër, Martin Bosma. Z. Bosma u pa duke festuar me një kërcim të vogël, mbrëmjen e së mërkurës.
Nganjëherë i quajtur edhe ‘Donald Trump’-i holandez, zoti Wilders përshëndeti zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, ku fitoi pikërisht Trump. Pas fitores të së mërkurës mbrëma, ai deklaroi se holandezët do të jenë të parët në politikat e qeverisë së tij. Lideri i partisë Liria është kritikuar se është kundër "elitës politike në Hagë dhe Bruksel", edhe pse ai vetë është bërë po aq pjesë e establishmentit, sa çdo deputet tjetër holandez. Wilders mund të jetë një radikal, por ai është i sjellshëm dhe privatisht shkon mirë me shumë nga rivalët e tij. Dhe ai ka pasur sigurim 24 orësh për afro 20 vjet, për shkak të kërcënimeve për jetën e tij. Një herë ai tha se nuk mund ta imagjinonte më sesi ishte të ecje vetëm përgjatë një rruge. Ai është i martuar prej 30 vitesh me Krisztinan, një ish-diplomate hungareze.
Edhe pse shumë vite nga karriera e tij i ka kaluar në opozitë, ai mbështeti qeverinë e parë të qendrës së djathtë të Mark Rutte për më shumë se një vit e gjysmë, dhe më pas shkaktoi rënien e saj në 2012. Natyra e tij e çuditshme dhe e drejtëpërdrejtë tërheq një pjesë të rëndësishme të shoqërisë holandeze. Mesazhi kundër BE-së i Wilders ka qenë i vazhdueshëm.
Ai ende dëshiron të largohet nga BE, por e di se shumica e votuesve holandezë nuk e bëjnë këtë. Ai do të vazhdojë të bëjë presion për një referendum, edhe nëse nuk ka gjasa të bindë partnerët e mundshëm të koalicionit që të pajtohen me të. Negociatat e koalicionit holandez mund të zgjasin me muaj. Formimi i shumicës me partitë e qendrës ndoshta do t'i kërkojë atij të heqë elementet më radikalë të platformës së tij partiake. Wilders dëshiron kufizime të rrepta për imigracionin dhe një ndalim të plotë të të gjitha dhënieve të azilit në Holandë, propozime që ai mund t'i duhet t’i moderojë, me qëllim që të mund të krijojë koalicion qeverisës. Ai gjithashtu dëshiron të "zmbrapsë" azilkërkuesit që kërkojnë të hyjnë në Holandë nga fqinjët e BE-së dhe të dëbojë ata që shpallen fajtorë për vepra penale.
Ide të tjera, të tilla si mosleje pune për shtetasit e BE-së do të kundërshtoheshin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe përsëri do të hasnin në kundërshtim të partive të tjera, edhe të djathta. Por ai mund të gjejë mbështetje për reduktimin e ndjeshëm të numrit të studentëve ndërkombëtarë në Holandë.
Aleatët e tij më të ngushtë në BE janë të djathtë nacionalistë. Kryeministri hungarez Viktor Orban, politikania franceze e ekstremit të djathtë Marine Le Pen dhe lideri i Vox Santiago Abascal kanë mirëpritur të gjithë fitoren e tij. Por suksesi i tij nuk është i ndryshëm nga fitorja e zgjedhjeve të Giorgia Melonit një vit më parë në Itali. Edhe ajo moderoi disa nga politikat e saj më radikale dhe korri sukses në zgjedhje. Ajo vazhdoi të formojë një koalicion të krahut të djathtë. Është shumë herët të thuhet nëse Geert Wilders mund të bëjë të njëjtën gjë./Zëri.ai/