Bota

OKB: Rreth 89 mijë gra u vranë nga partnerët dhe familjarët në gjithë botën në vitin 2022

Sipas saj më shumë se gjysma e këtyre vrasjeve, rreth 55 % u kryen nga anëtarët e familjes ose partnerët.

E.K
OKB: Rreth 89 mijë gra u vranë nga partnerët dhe familjarët
Foto ilustruese

SHBA- Rreth 89 mijë gra dhe vajza janë vrarë në vitin 2022 në të gjithë botën. Lajmin e bëri me dije Organizata e Kombeve të Bashkuara. Sipas saj më shumë se gjysma e këtyre vrasjeve, rreth 55 % u kryen nga anëtarët e familjes ose partnerët.

Sipas OKB, numri më i madh i vrasjeve të grave dhe vajzave, rreth 20 mijë, ka ndodhur në Afrikë, e ndjekur nga Azia.

“Rreth 89 000 gra dhe vajza u vranë qëllimisht vitin e kaluar. Numri alarmant i femicideve është një kujtesë e fortë se njerëzimi është ende duke u përballur me pabarazitë e rrënjosura thellë dhe dhunën kundër grave dhe vajzave. Çdo jetë e humbur është një thirrje për veprim, një lutje për të adresuar urgjentisht pabarazitë strukturore, për të përmirësuar përgjigjet e drejtësisë penale, në mënyrë që asnjë grua apo vajzë të mos ketë frikë për jetën e saj për shkak të gjinisë së saj”, thane Kombet e Bashkuara./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB