Bota

Orban kundër anëtarësimit në BE të Ukrainës, por KE e injoron, jep 900 mln euro për Hungarinë

Para që vijnë nga programi REPowerEU i BE-së, që synon të ndihmojë 27 shtetet e BE-së që të rimëkëmben nga kriza e energjisë, që u shkaktua nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar, raporton REL.  

E.K
Orban kundër anëtarësimit në BE të Ukrainës, por
Viktor Orban

HUNGARI- Pavarësisht deklaratave të kryeministrit hungarez Viktor Orban në lidhje me luftën në Ukrainë dhe kërcënimeve se do bllokojë anëtarësimin e saj në BE, Komisioni Europian ka zhbllokuar fondin prej 900 milion eurosh për Hungarinë. Para që vijnë nga programi REPowerEU i BE-së, që synon të ndihmojë 27 shtetet e BE-së që të rimëkëmben nga kriza e energjisë, që u shkaktua nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar, raporton REL.  

Orban, një ekstremist i djathtë është rreshtuar kundër anëtarimit të Ukrainës në bllokun europian ndërsa ka kritikuar vazhdimisht Bashkimin Europian për ndihmën financiare që ofron ndaj vendit që ndodhet nën pushtimin rus. Ndërkohë pavarësisht se BE është në unanimitet kundër Vladimir Putin, Viktor Orban nuk e fsheh miqësinë me të dhe nuk pranon vendosjen e sanksioneve.

Vlera totale e planit për rimëkëmbjen pas pandemisë së Hungarisë, që përfshin edhe programin REPoëerEU, arrin në 10.4 miliardë euro në hua dhe grante. Komisioni ka insistuar që Hungaria duhet të arrijë reforma në sundim të ligjit, në mënyrë që fondet të zhbllokohen.

Hungaria, që pranon fonde të shumta nga BE-ja, është përballur me kritika të shumta për shkak të nivelit të demokracisë. KE-ja për pothuajse një dekadë ka akuzuar Orbanin se ka shkatërruar institucionet demokratike, ka marr nën kontroll mediat dhe ka kufizuar liritë e minoriteteve./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB