Bota

Ultra nacionalisti serb Sheshel thirret sërish në Hagë

Haga ka thirrur ultranacionalistin serb Vojislav Sheshel. Djali i tij, Aleksandër Sheshel, që drejton partinë Radikale Serbe, tha se "SHBA po vazhdon me politikat e saj" dhe se beson se qeveria serbe nuk do ekstradojë të atin e tij.

D.XH
Ultra nacionalisti serb Sheshel thirret sërish në Hagë
Shesheli

HAGË – Ish-i burgosuri i Hagës dhe udhëheqësi i Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojislav Sheshel dhe katër zyrtarë të tjerë të partisë së tij, janë thirrur nga Gjykata e Hagës. Rasti dyshohet se ka të bëjë me krimet e luftës.

Shesheli u dënua me 10 vjet burgim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) për krime kundër kroatëve dhe popullatës tjetër joserbe në Vojvodinë gjatë viteve '90. Kolegji i apelit në Hagë e dënoi atë për nxitje në persekutim, dëbim, akte çnjerëzore, krime kundër njerëzimit dhe persekutim të kroatëve në vitin 1992, pasi më parë ishte liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës, me një vendim të shkallës së parë në qershor 2016. Shesheli kaloi 12 vjet në paraburgim.

Aktakuza e re e Hagës përfshin Sheshelin dhe anëtarët e SRS, Miljan Damjanoviç, Ljiljana dhe Ognjen Mihajloviç dhe Miroljub Ignjatoviç, tha për agjencitë e lajmeve, nënkryetari i partisë Aleksandar Sheshelj. “Kjo është një aktakuzë e re për mospërfillje të gjykatës”, tha Aleksandër Sheshelj, duke u shprehur se është “vepër fiktive që Tribunali i Hagës i ka dhënë vetes të drejtën ta prezantojë si vepër penale”.

Djali i Sheshelit shprehet se akuza u ngrit, për shkak se radikalët publikuan libra dhe materiale të tjera të shtypura, si dhe materiale video e audio “që zbulojnë sesi dëshmitarët e prokurorisë u udhëzuan dhe morën ryshfet për të dëshmuar kundër Vojislav Sheshel në ish-gjyqin e tij.

Aleksandër Sheshel pohon se ngritja e një aktakuze të re në periudhën parazgjedhore nuk është e rastësishme dhe e sheh Tribunalin e Hagës si instrument politik që përdoret nga SHBA, në përputhje me situatën politike.

Agjencia e lajmeve Hina rikujton se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi janë caktuar për në 17 dhjetor, ndërsa në të njëjtën kohë zgjedhjet do të mbahen në Vojvodinë, në Beograd dhe 64 qytete dhe komuna të tjera në Serbi. Radikalët e Sheshelit janë një parti jashtëparlamentare dhe kanë dorëzuar një listë zgjedhore e në zgjedhjet në Beograd do të mbështesin Partinë Progresive Serbe në pushtet, e cila u krijua pas ndarjes nga SRS.

Aleksandër Sheshel e sheh aktakuzën e re si një “persekutim të SRS” me të cilin gjykata e Hagës, “si instrument i SHBA-së”, është përpjekur ta shkatërrojë atë parti për më shumë se 20 vjet. Ai është i bindur se qeveria në Serbi nuk do të ekstradojë askënd në Tribunalin e Hagës. “Mendoj se brenda partisë në pushtet dhe koalicionit nuk besohet që kjo të ndodhë”, tha Aleksandër Sheshel. Vojislav Sheshel është figurat kryesore të luftës në ish-Jugosllavi, dënuar më parë nga Gjykata e Hagës, për krime lufte./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB