
PEKIN- Një projektligj që ndalon fjalimin dhe veshjen si "të dëmshme për shpirtin e popullit kinez" ka ndezur debat në Kinë. Nëse ligji hyn në fuqi, personat e shpallur fajtorë mund të gjobiten ose burgosen, por propozimi nuk përcakton ende se çfarë përbën shkelje.
Përdoruesit e mediave sociale dhe ekspertët ligjorë kanë bërë thirrje që të bëhet më shumë e qartë dispozita ligjore në mënyrë që edhe qytetarët të shmangin "teprimin" me veshjen dhe fjalët që do të përdorin. Kina publikoi së fundmi një sërë ndryshimesh të propozuara në ligjet e sigurisë publike - duke shënjuar kështu edhe reformat e para në dekada.
Vetëm se ligji i veshjeve ka tërhequr reagime të menjëhershme nga publiku – me shumë online që e kritikojnë atë si të tepruar dhe absurd. Në klauzola shkruhet se njerëzit që veshin ose detyrojnë të tjerët të veshin veshje dhe simbole që "lëndojnë ndjenjat e kombit kinez" mund të ndalohen deri në 15 ditë dhe të gjobiten deri në 5,000 juanë ( shumë që konvertohet ndryshe 680 dollarë; 550 £). Ata që krijojnë ose shpërndajnë artikuj ose fjalime që e kanë të njëjtin qëllim, gjithashtu mund të përballen me të njëjtin ndëshkim.
Ndryshimet ligjore të propozuara ndalojnë gjithashtu "fyerjen, shpifjen apo cënimin e emrave të heronjve dhe martirëve" si dhe vandalizmin e statujave të tyre përkujtimore. Në rrjet, njerëzit ngritën pikëpyetje lidhur me mënyrën sesi zbatuesit e ligjit do të arrijë që të përcaktojnë kur ndodh "shkelja", pra kur "lëndohen ndjenjat" e kombit?
"A do të vlejë veshja e një kostumi dhe kravata? Marksizmi e ka origjinën në Perëndim. A do të llogaritet prania e tij në Kinë si lëndim i ndjenjave kombëtare?,"- postoi një përdorues në platformën kineze ëeibo të ngjashme me Tëitter.
Ekspertët ligjorë në vend kanë kritikuar gjithashtu formulimin e paqartë të ligjit, duke thënë se ka vend për abuzim. Zhao Hong, një profesor i drejtësisë në Universitetin Kinez të Shkencave Politike dhe Ligjit tha se mungesa e qartësisë mund të çojë në një shkelje të të drejtave të individëve.
"Po sikur zbatuesi i ligjit, zakonisht një oficer policie, të ketë një interpretim personal të "lëndimit të ndjenjave" dhe të inicojë gjykimin moral të të tjerëve përtej fushëveprimit të ligjit,"- shkroi ajo në një artikull të botuar të mërkurën.
Ajo përmendi një rast që zuri titujt kryesorë në Kinë vitin e kaluar, ku një grua e veshur me kimono u arrestua në qytetin e Suzhou dhe u akuzua për provokim vetëm sepse kishte zgjedhur të shëtiste e veshur me një kostum tradicional japonez. Incidenti shkaktoi zemërim në mediat sociale kineze.
Por ka pasur edhe shembuj të tjerë...
Në mars të këtij viti, Policia arrestoi një grua që kishte veshur një kopje të një uniforme ushtarake japoneze. Dhe në fillim të muajit të kaluar, njerëzve që mbanin veshje me stampa ylberi iu mohua hyrja në një koncert nga këngëtari tajvanez Chang Hui-mei në Pekin.
"Të veshësh një kimono do të thotë të lëndosh ndjenjat e kombit kinez, të hash ushqim japonez është të rrezikosh shpirtin e tij? Kur u bënë kaq të brishtë ndjenjat dhe shpirti i kombit kinez?,"- shkroi një komentues i njohur social në internet, i cili shkruan me emrin e stilolapsit Wang Wusi.
Projektligji është vetëm një shembull se si presidenti kinez Xi Jinping ka kërkuar të ripërcaktojë atë që e bën një qytetar kinez model që kur ai mori në duart e tij drejtimin e vendit. Në vitin 2019, Partia e tij Komuniste Kineze nxori "udhëzime morale", të cilat përfshijnë direktiva se si të jesh i sjellshëm, si udhëtosh duke lënë sa më pak gjurmë karboni dhe si duhe të kesh besim tek Xi dhe Partia Popullore e Kinës./BBC