Bota

Arrestohet personazhi i famshëm i "TikTok", akuzohet se abuzoi seksualisht

Rockwell, 29 vjeç, i cili ka 1.3 milionë ndjekës në TikTok, u arrestua të dielën në distriktin Wattana pasi një nënë e akuzoi atë për marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 16-vjeçare ndërsa u mësonte anglisht fëmijëve në Bangkok.

Fjola Graçi
Arrestohet personazhi i famshëm i "TikTok", akuzohet se abuzoi
Luke Rockwell

TAJLANDË- Personazhi i famshëm TikToker dhe mësuesi i anglishtes, Luke Rockwell është arrestuar në Tajlandë. Protothema shkruan se ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur dhe ka regjistruar veprimet e tij, sipas policisë lokale.

Rockwell, 29 vjeç, i cili ka 1.3 milionë ndjekës në TikTok, u arrestua të dielën në distriktin Wattana pasi një nënë e akuzoi atë për marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 16-vjeçare ndërsa u mësonte anglisht fëmijëve në Bangkok.

Ndërkohë nëna, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, i tha policisë se Rockwell dhe vajza e saj i kishin dërguar mesazhe njëri-tjetrit përpara se "lidhja" e tyre të bëhej fizike dhe njoheshin për rreth pesë muajsh. Sipas ankesave, influencuesi gjithashtu dyshohet se ka regjistruar në video takimet e tyre seksuale.

Si doli në dritë ‘marrëdhënia’

Nëna dyshohet se mësoi për abuzimin seksual të vajzës së saj kur vajza vuante nga dhimbjet e barkut të shkaktuara nga klamidia dhe gonorreja, raportoi Daily Mail.

“Vajza ime tha që herën e parë që bënë seks, burri përdori prezervativ, por më pas nuk e bëri. Ajo i besoi atij”, tha nëna.

“Mësuesi Luke i tha që të mbante gjithçka sekret derisa të mbushte 18 vjeç. Ai i tha vajzës sime se e donte dhe se do ta merrte të jetonte me të kur të mbushte 18 vjeç”, shtoi ajo.

Poll

MOS HUMB