Bota

FOTO- Prindërit e Hashim Thaçit në Hagë, vizitojnë djalin e tyre në paraburgim

f.t
FOTO- Prindërit e Hashim Thaçit në Hagë, vizitojnë
prindërit e Hashim Thaçit

HAGË-Prindërit e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi kanë udhëtuar drejt Hagës. Sipas raportimit të mëdiave vendase ata kanë shkuar për ta vizituar djalin e tyre. Hashim Thaçi po mbahet në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale. Fondacioni “Përkrahje Juridike për Mbrojtjen e Hashim Thaçit” njofton se ata kanë hyrë në takim në orën 13:30 dhe do të qëndrojnë deri në orën 16:00.

“Problemet shëndetësore me të cilat po përballen janë të shumta, por i madh ishte edhe malli për ta takuar djalin e tyre”, thuhet në postimin në Facebook.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po mbahet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit 2020. Në po këtë ditë, ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ishte transferuar për në Hagë. Arsye për këtë ishte ngritja e aktakuzës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.  Përveç Thaçit, aktakuzë është ngritur edhe ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999./ZËRI

Poll

MOS HUMB