Bota

"Vesi" i kushtoi shtrenjtë! Mjekët refuzojnë dhurimin e mëlçisë nga partneri i saj, 36-vjeçarja rrezikon të vdesë

36-vjeçarja kanadeze Amanda Husk prej tre muajsh mbahet në jetë nga aparaturat, pasi mëlçia e saj ka dalë jashtë funksionit si pasojë e varësisë së saj nga alkooli.

f.t
"Vesi" i kushtoi shtrenjtë! Mjekët refuzojnë dhurimin e
Amanda dhe Allen Husk

KANADA- Një gruaje në rrezik për jetën iu refuzua transplantimi i mëlçisë  me një transplant të ofruar nga partneri i saj. 36-vjeçarja Amanda Husk prej tre muajsh ishte në pritje të organit, por mjekët refuzuan transplantin e saj, pasi zbuluan se gruaja e alkoolizuar kishte vazhduar të pinte para se të hynte në spital, shkruan Protothema.

36-vjeçarja kanadeze Amanda Husk prej tre muajsh mbahet në jetë nga aparaturat, pasi mëlçia e saj ka dalë jashtë funksionit si pasojë e varësisë së saj nga alkooli. Partneri i saj Nathan Allen i cili foli për CTV News tha: "Amanda donte të shfrytëzonte çdo mundësi për t'u siguruar që jeta e saj do të ndryshonte pas transplantit". 

Lëvizja tjetër e Allen është të përpiqet ta çojë Husk në Evropë, ku një transplant do të ishte i mundur, por ai ka frikë se ajo mund të mos mbijetojë dhe të vdesë./ZËRI

Poll

MOS HUMB