
PALESTINË- Presidenti palestinez Mahmoud Abbas bëri thirrje për një "ndërprerje të menjëhershme të luftës shkatërruese", gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken, sipas CNN. Mazen i tha Blinken, në Ramallah se duhet të ketë një armëpushim në Gaza në mënyrë që ndihma humanitare të mund të hyjë në Rripin e Gazës.
“Ne takohemi edhe një herë në rrethana jashtëzakonisht të vështira dhe nuk ka fjalë për të përshkruar gjenocidin dhe shkatërrimin që populli ynë palestinez në Gaza po përballon në duart e ushtrisë izraelite, pa marrë parasysh ligjin ndërkombëtar”, -tha Abbas.
Abbas “vuri në pyetje se si mund të heshtësh për vrasjen e dhjetë mijë palestinezëve, duke përfshirë katër mijë fëmijë, dhe dhjetëra mijëra të plagosur, së bashku me shkatërrimin e njësive paqësore, infrastrukturës, spitaleve, strehimoreve, dhe rezervuarët e ujit.” Ai gjithashtu paralajmëroi kundër zhvendosjes së palestinezëve nga Gaza, Bregu Perëndimor ose Jeruzalemi dhe kundërshtoi me forcë veprime të tilla.
Blinken u takua me Abbasin në Ramallah, mes përshkallëzimit të dhunës së kolonëve në Bregun Perëndimor pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.