Bota

Post-zgjedhje në Pakistan: Kandidatët e mbështetur nga Imran Khan duan të formojnë qeverinë

SHBA, Britania dhe Bashkimi Evropian shprehën dje shqetësimin për procesin zgjedhor në Pakistan, duke kërkuar një hetim për parregullsitë e procesit.

k.m.
Post-zgjedhje në Pakistan: Kandidatët e mbështetur nga Imran Khan
Imran Khan

PAKISTAN- Kandidatët e mbështetur nga partia e ish-kryeministrit pakistanez Imran Khan planifikojnë të formojnë qeverinë. Lajmin e dha sot një ndihmës i lartë i politikanit të burgosur, duke u bërë thirrje mbështetësve të tij që të demonstrojnë në mënyrë paqësore nëse rezultatet e zgjedhjeve i shpallin ata fitues.

Si Khan ashtu edhe ish-kryeministri herë Naëaz Sharif, të dy shpallën fitoren e tyre dje. Gokhar Khan, kryetari i partisë së ish-kryeministrit Khanit, Tehreek-e-Insaf (PTI), i cili është gjithashtu avokati i ish-kryeministrit, u bëri thirrje "të gjitha institucioneve" në Pakistan të respektojnë vullnetin e zgjedhësve. Gjatë një konference për media, ai tha se nëse deri sonte nuk publikohen rezultatet e përgjithshme, atëherë nesër nis aksioni në rrugë e jashtë ndërtesave qeveritare në mbarë vendin.

Po ashtu, SHBA, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian shprehën dje shqetësime për procesin zgjedhor, duke kërkuar një hetim për të gjithë parregullsitë e pretenduara nga palët./ZËRI

Poll

MOS HUMB