
FOTO ILUSTRUESE
QAFË-BOTË-Një shqiptar i kërkuar për vrasje është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Mavromatit. Sipas raportimeve, shqiptari u identifikua nga sektori i verifikimit të pasaportave të Sajadhës, në bashkëpunim me sektorin e zbulimit të krimeve të Igumenicës.
Shqiptari identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije po tentonte të futej në territorin grek pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për "vrasje me dashje". Mësohet se dosja i ka kaluar Prokurorisë./ZËRI
Poll