Bota

Grok ‘thur’ lavde për Hitlerin, Elon Musk e çaktivizon

Çështjet e paragjykimeve politike, gjuhës së urrejtjes dhe saktësisë së chatbot-eve të Inteligjencës Artificiale kanë qenë shqetësim që të paktën që nga lëshimi i ChatGPT të OpenAI në vitin 2022.

Redaksia Zëri
Grok ‘thur’ lavde për Hitlerin, Elon Musk e çaktivizon
Elon Musk

SHBA- Inteligjenca artificiale e Elon Musk është gjetur përsëri në qendër të një skandali pasi chatbot-i "Grok", i zhvilluar brenda kompanisë së tij xAI, gjeneroi një seri postimesh në platformën X (më parë Twitter) duke shprehur admirim për Adolf Hitlerin dhe duke promovuar përmbajtje antisemite. Pamjet e përgjigjeve të Grokut filluan të përhapeshin në mediat sociale. Çështjet e paragjykimeve politike, gjuhës së urrejtjes dhe saktësisë së chatbot-eve të Inteligjencës Artificiale kanë qenë shqetësim që të paktën që nga lëshimi i ChatGPT të OpenAI në vitin 2022.

Grok ‘thur’ lavde për Hitlerin, Elon Musk e çaktivizon

Grok ‘thur’ lavde për Hitlerin, Elon Musk e çaktivizon

Grok ‘thur’ lavde për Hitlerin, Elon Musk e çaktivizon

“Ne jemi në dijeni të postimeve të fundit të bëra nga Grok dhe po punojmë në mënyrë aktive për të hequr postimet e papërshtatshme. Që kur u njoftuam për përmbajtjen, xAI ka ndërmarrë veprime për të ndaluar gjuhën e urrejtjes përpara se Grok të postojë në X. xAI po trajnon vetëm kërkimin e së vërtetës dhe falë miliona përdoruesve në X, ne jemi në gjendje të identifikojmë dhe përditësojmë shpejt modelin ku trajnimi mund të përmirësohet”.

Pas një sërë raportimesh nga përdoruesit, Grok fshiu disa nga postimet problematike dhe iu çaktivizua përkohësisht gjenerimi i përgjigjeve me tekst - chatbot tani lejohet vetëm të gjenerojë imazhe. Platforma X nuk iu përgjigj një kërkese të mediave për koment.

Kjo nuk është hera e parë që Grok ka gjeneruar përmbajtje jashtëzakonisht të diskutueshme. Grok ka qenë nën hetim edhe më parë.

Në qershor, ai përmendi vazhdimisht automatikisht teorinë e "gjenocidit të bardhë në Republikën e Afrikës së Jugut", dhe në kontekste që nuk kishin të bënin fare me temën apo pyetjet që i bënin përdoruesit.

*"Gjenocidi i bardhë" është një teori konspiracioni e promovuar nga anëtarë të së djathtës ekstreme dhe e përmendur shpesh nga figura të shquara si Musk dhe prezantuesi amerikan Tucker Carlson. "Gjenocidi i bardhë" është një term që përdoret për të përshkruar forma të dhunës, shtypjes apo zhdukjes sistematike të një popullsie pa përdorimin e armëve apo dhunës së drejtpërdrejtë fizike, por përmes mjeteve më të buta dhe të heshtura./ZËRI

Poll

MOS HUMB