
BRITANI E MADHE- Emmanuel Macron dhe Kate Middleton patën një takim të ngrohtë në darkën shtetërore të djeshme të organizuar nga Mbreti Charles dhe Camilla në Kështjellën Windsor për nder të vizitës së tyre. Dhe ndërsa e gjithë familja mbretërore dhe personazhe të famshëm morën pjesë në këtë event, e gjithë vëmendja u "vodh" nga momenti kur presidenti francez i shkeli syrin Kate Middleton.
View this post on Instagram
Kjo e fundit bëri paraqitjen e saj të parë në një darkë shtetërore që nga kriza e saj shëndetësore dhe përballja që kishte me sëmundjen e kancerit.
Kate Middleton mbante veshur një fustan të gjatë prej mëndafshi të kuq të errët nga Givenchy, të shoqëruar me diademën e Princeshës së ndjerë Diana. Princi William mbante veshur një smoking, të cilin e kishte stiluar me dekoratat e tij. Emmanuel Macron u ul në tavolinë midis Charles dhe Kate, ndërsa Brigitte Macron, e veshur me një fustan të gjatë blu të çelët, u ul midis Camilla-s dhe Princit William.
Të pranishëm në darkë ishin Sir Mick Jagger dhe Sir Elton John, i cili shoqërohej nga bashkëshorti i tij. E gjithë familja mbretërore ishte e pranishme. Detajet e tryezës 50 metra të gjatë, e cila u shtrua me kujdes të imët gjatë gjashtë ditëve, janë mbresëlënëse.
Darka u mbajt në St. George's Lodge në Windsor, e cila ishte zbukuruar me lule dhe bimë aromatike nga kopshtet mbretërore, të cilat do t'u shpërndahen institucioneve nga organizata bamirëse 'Floral Angels'./ZËRI