Bota

Po nisej me tren për në Romë, arrestohet terroristi i ISIS-it

32-vjeçari me origjinë nga Taxhikistani udhëtonte me dy mijë euro cash.

f.t
Po nisej me tren për në Romë, arrestohet terroristi i ISIS-it
Ilkhomi Sayarakhmonzoda

ITALI- Një terrorist i ISIS ka rënë në prangat e Policisë teksa po merrte trenin nga aeroporti Fiumicino për në Romë. Ilkhomi Sayarakhmonzoda sapo kishte zbritur nga një fluturim nga Holanda. 32-vjeçari me origjinë nga Taxhikistani udhëtonte me dy mijë euro cash, raportojnë mediat italiane.

32-vjeçari, në vitin 2014 shkoi në Siri për të luftuar kundër forcave qeveritare të presidentit Bashar al-Assad por tani duket se është “anëtar aktiv i organizatës terroriste të quajtur ISIS". 

Ka qenë vendi i tij i origjinës që nisi alarmin, Taxhikistani, prej nga ku erdhën edhe 11 nga 12 terroristët e ISIS, të arrestuar nga autoritetet ruse për masakrën në sallën e koncerteve Crocus City Hall në Moskë. Por Sayarakhmonzoda kishte arritur të shmangte kapjen nga policia gjatë viteve falë emrave të shumtë e kombësive që përdorte.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB