Bota

Planifikoi të vriste princeshën dhe kryeministrin holandez, lirohet... 'aksidentalisht' bosi i drogës

Që atëherë autoritetet nuk e kanë gjetur atë. Në vitin 2022, princesha holandeze Amalia u detyrua të linte kompleksin e saj të rezidencës studentore dhe të kthehej në pallatin mbretëror pasi policia mori prova të besueshme se Bujakrisan po planifikonte ose të rrëmbente ose të vriste trashëgimtarin e fronit.

E.K
Planifikoi të vriste princeshën dhe kryeministrin holandez, lirohet...
Momenti i arrestimit

Një rast "konfuzioni gjyqësor" shqetësoi jo vetëm Spanjën, por edhe Holandën dhe sinjalizoi një alarm për autoritetet evropiane, siç raporton Politico. Qeveria e Madridit ka liruar aksidentalisht një bos droge që planifikoi të vriste trashëgimtarin e fronit holandez dhe kryeministrin e vendit, Mark Rutte. Ky është kreu i kartelit “Mocro Mafia”, Karim Buyakritsan, i cili u arrestua në Marbella janarin e kaluar, gjatë një operacioni të madh pastrimi parash.

Sapo autoritetet holandeze mësuan për arrestimin e tij, ata paraqitën një kërkesë ekstradimi në Gjykatën Kombëtare të Spanjës, duke kërkuar nga Madridi që të ekstradonte kreun e bandës në mënyrë që, pasi të kthehej në Holandë, të përballej me akuzat e trafikut të drogës. Autoritetet holandeze, siç thekson Politico, apeluan, duke paraqitur një kërkesë të re, urgjente, duke theksuar se bosi i kartelit ishte një nga më të rrezikshmit në listën e kriminelëve të kërkuar të Interpolit.

Ai kërkohej për rolin e tij në një luftë droge në Evropë, e cila zgjati dhjetë vjet, ku dhjetëra njerëz vdiqën në Belgjikë, Holandë, Spanjë dhe Marok.Gjykata Kombëtare e Madridit urdhëroi ekstradimin e trafikantit të drogës në vendin e tij. Megjithatë, Gjykata e Qarkut në Malaga, e cila ka juridiksion mbi zonën ku u arrestua Buyakritsan, refuzoi të plotësonte kërkesën, duke argumentuar se mbreti i drogës duhej të përballej me akuzat e pastrimit të parave në Spanjë përpara se të ekstradohej në një vend tjetër.

Rrjeti radio spanjoll 'Cadena SER' zbuloi sot se megjithëse Gjykata Kombëtare e Spanjës pranoi apelin holandez, ajo neglizhoi të lëshonte një urdhër arresti që do të siguronte që Buyahritsan të qëndronte pas hekurave deri në ekstradim.

Kur çështja e pastrimit të parave doli për një seancë të parë në gjykatën provinciale të Malagas muajin e kaluar, kryetari i trupit gjykues ra dakord të lirojë liderin e bandës me kusht prej 50,000 euro. Për Buyakrisan, i cili ka llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme në mbarë botën, nuk ishte aspak e vështirë të gjente paratë e dorëzanisë dhe për pasojë, sapo u lirua, u zhduk nga qyteti.

Që atëherë autoritetet nuk e kanë gjetur atë. Në vitin 2022, princesha holandeze Amalia u detyrua të linte kompleksin e saj të rezidencës studentore dhe të kthehej në pallatin mbretëror pasi policia mori prova të besueshme se Bujakrisan po planifikonte ose të rrëmbente ose të vriste trashëgimtarin e fronit./ZËRI

Poll

MOS HUMB